Konkurrenca e pandershme në tregtinë e peshkut të liqenit ëshë një nga sfidat me të cilat po përballet Organizata e Menaxhim Peshkimit në qytetin e Shkodrës. Menaxheri Arjan Çinari bën të ditur se gjuetia e paligjshme dhe importi I peshkut nga Bullgaria po dëmtojnë rëndë peshkatarët dhe tregtarët e peshkut në Shkodër.

Menaxheri Çinari shton se në bashkëpunim me Policinë dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit po merren masa administrative për tregtarët që shesin peshkun e palicensuar nga Merkata e Peshkut.

Në liqenin e Shkodrës janë të shumta rastet e gjuetisë së paligjshme, pvarësisht se institucionet raportojnë për një punë të mirë të bërë në kapjen dhe dënimin e peshkatarëve që kryejnë veprimtari të paligjshme në liqenin e Shkodrës.

Artikulli paraprakSTUDIMI I OKB PËR KLIMËN: KOD I KUQ PËR NJERËZIMIN!
Artikulli tjetërSHKODËR, VIJOJNË PUNIMET NË RRUGËN “KALAJA E DALMACËS”