Kryqi i Kuq dega Shkodër ka organizuar një konkurs me vullnetarët për dhënien e ndihmës së parë në kuadër të 8 majit, ditës botërore të kryqit të kuq dhe gjysmëhënës së kuqe. Lunada Hamzi, instruktore pranë Kryqit të Kuq në Shkodër thotë se aktivitetet në këtë ditë të rëndësishme për këtë organizatë po zhvillohen në gjithë Shqipërinë.

Dhënia e Ndihmës së Parë është tejet e rëndësishme dhe përveç vullnetarëve ka një interesim të gjërë nga institucione të ndryshme të cilat marrin instruksionet e nevojshme pranë Kryqit të Kuq në Shkodër dhe ata që paisen me leje drejtimi duke qenë se e kanë të detyruar që të mësojnë dhënien e ndihmës së shpejtë.

Tashmë Kryqi i Kuq dega Shkodër gjatë këtij viti do të shtojë edhe më shumë aktivitetet e tyre duke qenë se deri më tani nuk kanë qenë të shumta për shkak të pandemisë COVID-19 dhe respektimit të masave të vendosura nga Komiteti i Ekspertëve.

Artikulli paraprakVELIPOJË, “EKO MENDJE” AKSION PASTRIMI PARA HAPJES SË SEZONIT
Artikulli tjetërMALI ZI, ISH PRESIDENTI NISHANI NË TROJET E DEDË GJO LULIT