Rrethrrotullimi te “Pesë Heronjtë”, në dalje të Shkodrës, mbetet një nga pikat më kritike sa u përket aksidenteve rrugore. Hyrje-daljet e shumta dhe mosrespektimi i sinjalistikës janë shkaqet kryesore të përplasjeve në këtë aks, i cili lidh Shkodrën me Malësinë e Madhe.

Përdoruesit e biçikletave shprehen se lëvizja në këtë nyje nuk është e sigurt, pasi rreziku i përplasjes nga automjetet është mjaft i lartë. Sipas tyre, shkaku kryesor mbetet shpejtësia e lartë me të cilën lëvizin mjetet motorike.

Rritja e fluksit gjatë sezonit turistik ka rritur ndjeshëm qarkullimin në këtë segment rrugor. Për këtë arsye, kërkohet kujdes i shtuar dhe respektim i rreptë i rregullave të qarkullimit si nga drejtuesit e mjeteve, ashtu edhe nga pedaluesit.

https://youtu.be/Yh294lpsn48

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakORGANIZOHET “COUNTRY FEST” NË LEZHË
Artikulli tjetërNIS RIPARIMI I TROTUAREVE NË SHKODËR