“Kopshti”, është shfaqja e tretë nga “KOLIQIANA” që solli trupa e teatrit “Migjeni” sëbashku me artistët e rinj. Edhe këtë radhë u përzgjodh një vend i veçantë, një oborr karakteristik shkodran në një shtëpi të vjetër duke dramatizuar tregimin “Kopshti” të Ernest Koliqit, një

tregim ky që në qendër ka personazhin Shuk Dila i cili pasi vjen nga Italia risjell kujtimet e fëmijërisë dhe Shkodrën e bukur të asaj kohe por edhe regjimin monist, të gjitha këto përjetime të vetë Koliqit gjatë kohës kur qëndroi në Itali. Në fund publiku e pëlqeu këtë shfaqje thotë regjisori Vladimir Doda.

Në këtë pjesë teatrore interpretoi bashkë me të rinjtë aktorja Rajmonda Marku e cila ndjen keqardhje që një autor si Ernest Koliqi është ende aspak i studiuar.

Dy artistet e reja Ester Hysenaj dhe Luelda Stani tregojnë se çfarë kanë kuptuar nga tregimi i Ernest Koliqit.

Drejtorja e teatrit “Migjeni” Rita Gjeka shprehet se me këto shfaqje po promovohen edhe vendet e bukura të Shkodrës.

Gjon Koliqi, një familjar i Ernest Koliqit vlerëson fakti që një figurë e tillë po ridel në skenë për të njohur në mënyrë të mirëfilltë veprën e tij.

Në shfaqjen “Kopshti” interpretuan edhe aktorët Nikolin Ferketa dhe Ardit Ramaj. Ndërkohë shfaqja e radhës nga “Koliqiana” do të jetë ditë e hëne më 31 maj.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, EKSPOZITA “KOHA E BAKTERIEVE”
Artikulli tjetërSHKODËR, REGJISTËR PËR MUZIKOLOGJINË, TRADITAT E ZAKONET