E kthyer në një traditë tashmë në Shkodër u kremtua festa e Austrisë. Ambasadori i Austrisë në Shqipëri Christian Steiner vlerësoi lidhjet e hershme të një qyteti si Shkodra me Austrinë.

Konsulli i Nderit i Austrisë në Shqipëri Gjergj Leqejza u shpreh se Austro-Hungaria ndihmoi vendin tonë në momentet e rëndësishme historike dhe se Austria është një shtet që mbështet fuqishëm integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në festën e Austrisë të organizuar në Shkodër morën pjesë autoritete vendore e qëndrore si dhe të ftuar nga fusha të ndryshme.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakEKSPOZITA “FILIGRANI ARTI I T’PARËVE”
Artikulli tjetërBILANC I FRIKSHËM, RRETH 8 MIJË PALESTINEZË TË VDEKUR NGA SULMET IZRAELITE