Në katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër është kremtuar mesha e shenjtë e të dielës së larit që kujton hyrjen e Jezu Krishtit në Jerusalem duke i paraprirë kështu futjes në javën më të rëndësishme që kulmon me festën e shenjtë të Pashkës. Famullitari i Shkodrës Dom Vlash Palaj kremtoi meshën e shenjtë pasi arqipeshkëvi Angelo Massafra po kurohet ndaj COVID-19. Gjatë predikimit famullitari foli për pandeminë duke e cilësuar si një nga të këqijat e kësaj bote.

Famullitari Palaj dha edhe disa mesazhe të tjera për besimtarët e pranishëm.

Star Plus Televizion transmetoi drejtpërdrejtë meshën e shenjtë nga “Katedralja Shën Shtjefni” ndërsa edhe kremtimet e tjera që do të jenë Star Plus do t’i transmetojë drejtpërdrejtë për të kulmuar në të dielën e Pashkës, festës së shenjtë të ringjalljes së Jezusit.

Artikulli paraprakSHKODËR, I SHËRUAN BABAIN ME COVID, SURPRIZË MJEKËVE
Artikulli tjetërSHKODËR, NIS VAKSINIMI ME VAKSINËN KINEZE SINOVAC