Është kremtuar në varrezat e Rrmajit në Shkodër mesha e shenjtë në përkujtim të vdekurve teksa besimtarët janë lutur për të gjithë të afërmit e tyre që Zoti t’i pranojë pranë vetes. Arqipeshkëvi i Shkodrës monsinjor Angelo Massafra gjatë predikimit të tij tha se në jetën tonë nuk duhet të mendojmë vetëm për gjërat individuale dhe se jeta dhe vdekja janë një proces për secilin.

Të gjithë jemi kalimtarë vazhdoi mesazhin e tij arqipeshkëvi Massafra.

Dita e të Gjithë besimtarëve të vdekur e njohur edhe si Purgatori është një ditë e veçantë kur kujtohet çdo anëtar i bashkësisë së shenjtërve, përfshirë edhe familjarët, të afërmit dhe miqtë të cilët janë ndarë nga kjo jetë.