Këtë të shtunë, besimtarë të krishterë në Shirokë, kanë festuar festën e Shën Rrokut. Një festë kjo e cila bashkon besimtarë vendas dhe ato të kthyer nga emigracioni. Padër Matteo Di Secli, frat Kapuçin kremtoi meshën e shenjtë ndërsa tha se asnjë besimtarë nuk mund të largohet nga Kisha e Shirokës pa marrë një ndjesi me vete në mënyrë që në shtëpi të jenë të çliruar në zemrat e tyre.

Padër Secli përpara besimtarëve si një mesazh ndaj tyre tregoi historinë e një gruaja e cila edhe pse nuk merrte përgjigje nga Jezusi për një sëmundje vazhdoi duke u lutur pa pushim gjë të cilën duhet ta bëjmë edhe ne në ditët e sotme.

Në predikimin e tij Padër Secli tha se nganjëherë duhet që të na vijë turp kur bëjmë shenjën e Kryqit vetëm përpara Kishës sepse katolikët janë dëshmitarë të Zotit për të bërë shenjën e Kryqit para të gjithë njerëzve.

Festa e Shën Rrokut, një festë tradicionale për Shirokën ka që qëllim pjesëmarrjen e besimtarëve për të ripërtërirë fenë sipas shembujve të etërve dhe devocionin e ushqyer me këngët e hershme popullore të Shirokës. Këtë vit për shkak të COVID-19 nuk u organizua procesioni i përvitshëm bashkë me besimtarët.