Përpara ardhjes së festës së Pashkës, Famullia “Zoja e Shkodrës” Katedralja në Shkodër kremtoi Udhën e Kryqit e cila simbolizon vuajtjet e Jezusit deri në ditën e ringjalljes së tij. Udha e Kryqit nisi nga Katedralja në Shkodër.

Ndalesa e fundit e Udhës së Kryqit ishte tek varrezat katolike të Rrmajit, vendin në të cilin martirët e kishës katolike u ekzekutuan më mënyrë Barbare nga regjimi monist.

Tashmë jemi edhe në vigjilje të festës së shenjtë të Pashkës e cila për të gjithë besimatrët e krishterë simbolizon ringjalljen e Jezu Krishtit që është gjithmonë një shpresë për një botë më të mirë.

Në kremtimin e Udhës së Kryqit morën pjesë besimtarë të krishterë duke u lutur për të afërmit dhe një të ardhme më të mirë.

Artikulli paraprakZGJEDHJET PARLAMENTARE, MBËRRIJNË RRETH 3200 VOTA TË TJERA NGA DIASPORA
Artikulli tjetërMARRËDHËNIET FAMILJARE JANË NË QENDËR TË DITËS…ÇFARË KANË PARASHIKUAR YJET PËR SOT