Drejtuesi politik i PD për qarkun Shkodër Helidon Bushati në emisionin “Tonight” në Star Plus Tv deklaroi se OSHEE ka vendosur gjoba për vonesat një mujore të pagesës së energjisë elektrike për banorët e përmbytur të Obotit pasi është tërhequr uji.

Një gjë të tillë drejtori rajonal i OSHEE në Shkodër Armand Zhuka e hodhi poshtë duke thënë se në Obot nuk është vendosur asnjë gjobë.

Drejtori i OSHEE Shkodër tregon se si punonjësit e këtij institucioni kanë punuar në kushte të vështira përmes varkave lundruese.

Drejtori i rajonal i OSHEE në Shkodër hedh poshtë edhe akuzat për presione ndaj punonjësve në prag të fushatës elektorale.

Kreu i OSHEE në Shkodër bëri të ditur se fokusi i kësaj kompanie do vijojnë të jenë investimet e ndryshme për përmirësimin e rrjetit të furnizimit me energji elektrike dhe shërbimi ndaj qytetarëve.

Artikulli paraprakSHKODËR, PËRFUNDON RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS “MYZYRAJ”
Artikulli tjetërSHOQATA E GJUETARËVE: MORATORIUMI NUK FUNKSIONOI