Pak ditë më parë policit të Shkodrës Prelë Milani iu vendos një sasi tritoli në banesën e tij në lagjen “Mark Lula” dhe brenda po asaj nate një tjetër sasi tritoli u vendos në banesën e shtetasit Kolë Bungaja në Grudë të Re. Pavarësisht këtyre dy ngjarjeve të rënda drejtori i policisë vendore të Shkodrës Niko Brahimaj i pyetur për tritolin e vendosur nuk preferoi që të japë asnjë përgjigje edhe pse në njërin rast bëhet fjalë për një punonjës policie.

Besimi i qytetarëve tek policia është rritur deklaroi drejtori i menaxhimit të sigurisë publike në policinë e shtetit Skënder Doda i cili ishte i pranishëm në të njëjtin aktivitet me drejtorin e policisë së Shkodrës Niko Brahimaj teksa u krijua dega e Shkodrës e IPA-s, shoqata ndërkombëtare e policisë.

I pyetur për akuzat e opozitës për mungesën e sigurisë publike, drejtori Doda u shpreh se ai është jashtë politikës dhe nuk merret me akuzat politike.

Delegati i IPA-s në Shqipëri, shoqatës ndërkombëtare të policisë, Ardian Zaganjori tregon për fokusin e degës së Shkodrës që i bashkohet IPA-s me emrin “Skodrini Region” duke përfshirë zonat që lagen nga lumi Drin

Shoqata e e policisë IPA në Shkodër do të drejtohet nga Edra Beci ndërsa në vazhdimësi do të ketë të tjera takime me aktorë të ndryshëm.

Artikulli paraprakRRËSHEN, VRITET 47-VJEÇARI KASTRIOT REÇI
Artikulli tjetërEKZEKUTIMI NË RRËSHEN,GJENDET SNAJPER NË TARRACËN E NJË PALLATI