Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka aplikuar për kartën e identitetit duke qenë se është një qytetarët shqiptar që i ka skaduar karta. I pranishëm drejtori i përgjithshëm i gjendjes civile Bledar Doracaj.

Kryebashkiakja i bëri thirrje gjithë qytetarëve që u ka skaduar karta e identitetit që të aplikojnë pranë zyrave të ALEAT që janë tek gjendja civile pranë bashkisë Shkodër apo kudo tjetër në njësi administrative sepse pa kartë nuk kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e 26 prillit si dhe të marrin shërbimet e tjera të nevojshme.

Drejtori i gjendjes civile Bledar Doracaj u shpreh se në total janë 800 mijë qytetar shqiptar që u ka skaduar karta i identitetit dhe i bën thirrje që të aplikojnë.

Edhe në Shkodër janë një numër i konsiderueshëm qytetarësh të cilëve u ka skaduar karta e identitetit dhe i duhet që të aplikojnë për kartën e re.

Artikulli paraprakNËNSHKODËR, 3700 HEKTARË TOKË E PËRMBYTUR
Artikulli tjetërFERMERI: MË DUHEN SHTATË KUINTAL KONCENTRAT NË DITË