Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi inspektoi punimet që po bëhen në rrugën Muriqan-Goricë për lotin e II në njësinë Ana e Malit, një aks i cili siguron aksesin për banorët por edhe të tjerë të cilët kanë tokat e tyre në fshatin Goricë.

Ky investim pasi të përfundojë plotësisht bën të mundur ngritjen e nivelit të rrugës duke patur një efekt edhe në shmangien e përmbytjeve. Momentalisht ai aks rrugor ka prezencë uji të paktën 30 cm si shkak i përmbytjeve.

Kryebashkiakja Ademi thotë se bashkia do vijojë të fokusohet tek zonat e përmbytura.

Ky investim nga të ardhurat e vetë Bashkisë Shkodër kap vlerën e 6.2 milion lekë duke përllogaritur edhe veprat e artit, kanalet kulluese dhe sinjalistikën.

Artikulli paraprakSHKODËR, VIZITË E KRYETARIT TË PARLAMENTIT TË TURQISË
Artikulli tjetërDEKLARATAT PËR NANON, REAGON BALLA: OPOZITË E DËSHTUAR, E MARRË PENG NGA FAMILJET BERISHA-META