Nga Shkodra kryeministri i Kosovës Albin Kurti komentoi protestën e ekstremistëve serb në ambasadën shqiptare në Beograd dhe thirrjet e tyre “Kosova është Serbi”. Kreu i qeverisë të Kosovës tha se këto janë një pakicë që nuk mund të arrijnë askund dhe që janë në nxitur nga Beogradi për shkak se ende nuk duan ta pranojnë realitetin se Kosova është e lirë dhe e pavarur…

Më herët kryeministri i Kosovës i cili mori pjesë në ndeshjen e Superkupës Mbarëkombatre në basketbollin e meshkujve Vllaznia-Prishtina i pyetur nëse kjo superkupë me katër ekipe shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës është një mesazh bashkimi u shpreh se populli është përpara politikës  dhe se politikanët duhet të ndjekin vullnetin e popullit duke lënë të nënkuptohet rrugën për një bashkim kombëtar…

Kryeministri kosovar ndoqi më pas ndeshjen e basketbollit Vllaznia-Prishtina ndërsa të pranishëm ishim ministrja e arsimit e Shqipërisë Evis Kushi, politikania kosovare Mimoza Kusari, kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi dhe drejtuesja politike e PS qarku Shkodër Edona Bilali.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, MYFTIU MESAZH NË DITËLINDJEN E PROFETIT MUHAMED
Artikulli tjetërSHKODËR, SUPERKUPA VLLAZNIA-PRISHTINA 72-80