Që nga fillimi i muajit gusht në të gjithë Shqipërinë ka nisur vaksinimi i hapur për të gjithw personat nga mosha 18 vjeç e lart. Gjatë këtij muaji duket se interesi i qytetarëve ka qënë në rritje pasi çdo ditë në qytetin e Shkodrës janë duke u kryer rreth 400 vaksinime shprehet kryevaksinatori në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, Arben Xhabija…

Deri më tani në Shkodër janë vaksinuar 66,000 persona me të dyja dozat e vaksinës dhe 29,000 persona me një dozë…

Numri i personave të infektuar me Covid-19 është duke u rritur ndjeshëm në vend ndaj kryevaksinatori Xhabija i bën thirrje qytetarëve të vaksinohen…

Përveç vaksinimit në qendrat shëndetësore apo në njësinë vendore të kujdesit shëndetësor, grupe të ndryshme të bluzave të bardha ndodhen kudo në terren për t’i dhënë mundësinë e kryrjes së vaksinës kundër Covid-19 të gjithë atyre që nuk kanë mundësi të paraqiten pranë pikave të vaksinimit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTRE TË MBYTUR NË PLAZHE, NJË PREJ TYRE NË VELIPOJË
Artikulli tjetërSHKODËR, PD REAGON KUNDËR RIKTHIMIT TË SIMBOLEVE MONISTE