Në lidhje me fillimin e aplikimit të dozës së tretë të vaksinave antiCOVID ka reaguar edhe Arben Xhabija, kryevaksinator në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Shkodër ndërsa thotë në këtë skemë do të përfshihen të moshuarit mbi 60 vjeç, personeli shëndetësor dhe atë mbështetës në institucione shtetërore dhe private të cilët kanë më shumë se gjashtë muaj nga aplikimi I dozës së dytë.

Për herë të parë, pjesë e fushatës së vaksinimit bëhen edhe fëmijët 12-17 vjeç që vuajnë nga sëmundje kronike. Xhabija thotë se aplikimi I dozës së tretë është I sigurtë.

Xhabija shton se vaksinimi tek fëmijët nuk është I detyrueshëm, por rekomandohet për ata të cilët kanë imunitet të dobët.

Kësaj here, doza e tretë e vaksinës mund të kombinohet bën të ditur Xhabija. Ata që janë vaksinuar dy herët e para me Sinovac apo AstraZeneca, në herën e tretë mund të aplikojnë vaksinën Pfizer.

Vaksinimi me dozën e tretë do të kryhet në të gjitha qendrat shëndetësor pranë qendrave të banimit të qytetarëve.