Vazhdon të bëhet vaksinimi i gazetarëve të terrenit dhe policëve në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” por edhe grupeve të tjera. Nga të dhënat që Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor ka janë vaksinuar rreth 346 policë dhe 52 gazetarë.

Ndërkohë kryevaksinatori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër Arben Xhabija thekson se simptomat pas vaksinimit si temperatura apo lodhje janë shumë normale.

Pa përfunduar proçesi i vaksinimit nuk mund të përfundoj “lufta” ndaj Covid-19 prandaj kryevaksinatori Xhabija i bën thirrje të gjithë qytetarëve të paraqiten për t’u vaksinuar.

Në total deri më tani në qytetin e Shkodrës janë vaksinuar rreth 14306 persona ndërsa ky process do vijojë nga njësia vendore por edhe në qendrat shëndetësore.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, 37 RASTE TË REJA, 18 PACIENTË TË SHTRUAR NË SPITAL
Artikulli tjetërPOLITIKA NGUSHËLLON PËR HUMBJEN E HAXHI FEJZI ZAGANJORIT