Bashkia Shkodër ka përmbyllur akvitietin kulturor “Koncertet e Verës”. Koncerti I katërt dhe I fundit u organizua në shtëpinë muze “Oso Kuka” ku të ftuar ishin kuarteti “Gabriel”. Për më shumë se një orë ky kuartet dhuroi performanca të veçanta gjatë intepretimit të muzikës klasike.

Koncerti u organizua në oborrin e shtëpisë muze “Oso Kuka”. Bashkia Shkodër gjatë muajit korrik organizoi edhe tre koncerte të tjera në disa prej zonave më të vizituara të qytetit ku interpretuan grupi “N’Gen” dhe “The Four Band & Co”.

Ky koncert shtoi mundësitë e argëtimit të qytetarëve shkodranë gjatë netëve të verës por edhe turistëve vendas e të huaj ku përmes muzikës u njohën me vlerat artistike të qytetit.

Artikulli paraprakISH-DEPUTETI AHMET OSJA PËRCILLET NË BANESËN E FUNDIT
Artikulli tjetërEDHE NË SHKODËR TYM TOKSIK NGA MBETURINAT