Me rritjen e temperaturave rritet ndjeshëm edhe perdorimi i bombulave të gazit në plazhe, restorante apo mjedise të hapura. Bombolat e gazit janë kthyer në një problem serioz sa i përket zjarreve. Përgjegjësi i repartit zjarrëfikës në Shkodër Ridvan Bushati tregon se si duhet bërë kujdes me bombolat e gazit.

Përgjegjësi Bushati shprehet se nëse zbatohen rregullat e përdorimit dhe të instalimit të bombulave të gazit asgjë nuk ndodh

Rastet e zjarrit gjatë sezonit të verës ndodhin kryesisht nga bombolat e gazit që familjarët përdorin për gatim. Qytetarët këshillohen nga ekspertët të bëjnë kujdes me përdorimin e gazit në banesa apo në mjediset e hapura.