
Në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” është zhvilluar Kupa e Shqipërisë në taekwondo, me pjesëmarrjen e të gjitha ekipeve kombëtare, ku Vllaznia shkëlqeu me rezultate pozitive. Shkodranët u shpallën kampionë me ekipin e fëmijëve, ndërsa zunë vendin e dytë me ekipet e para të rinjve, të rinjve dhe të rriturve. Trajneri Elion Puka u shpreh se ky sukses është fryt i punës dhe pasionit të përditshëm, ndërsa duke folur për vitin në tërësi shtoi se priste diçka më shumë nga rezultatet e Vllaznisë. Ai theksoi se është shumë optimist për vitin tjetër.
Ndërkohë, sekretari i Federatës së Taekwondo, Hotjon Orhani tha se është shumë i kënaqur me masivitetin e këtij sporti dhe sukseset e arritura.
Për ekipin e Vllaznia taekwondo, kampionët e këtij edicioni ishin Ajris Sula, Asena Gradeci, Asra Miloti, Esra Marinaj, Heiden Pepiç, Geldon Shabaj, Kenza Hoxha, Arel Hysaj, Hyma Merjem Bilgin, Livia Papa, Elif Miray Yetgin, Amina Hadri, Menida Meta dhe Selma Uruçi.






