Disa herë ka qënë pjesë e kronikave tona televizive megjithatë institucionet nuk kanë marrë asnjë masë deri më sot. Bëhet fjalë për lagjen “Tre Heronjtë”, në periferi të Shkodrës.Çdo ditë aty sasia e mbeturinave që hidhen është e konsiderueshme dhe janë vetë banorët të cilët detyrohen të kryejnë një veprim të tillë në mungesë të kazanëve.Këta të fundit duke folur jashtë kameras e justifikojnë këtë me faktin se në këtë vend nuk është kujtuar askush nga institucionet përgjegjëse që të vendosë kazanë për mbeturinat.

Për shkak të këtij fenomeni rrezikohen edhe sëmundje të ndryshme që banorët mund të marrin. Gërryerja, hedhja e mbeturinave dhe harresa totale çojnë më pas në një gjëndje ku askush nuk ka forcën për ta sjellë në gjëndjen e mëparshme argjinaturen.Për të mos mjaftuar kjo banorët e lagjes “Tre Heronjtë” rrezikohen edhe nga telat elektrike dhe shtyllat të cilat rrezikojnë të bien përtokë për shkak të amortizimit që kanë pësuar .

Këto kabllo dhe tela elektrik vijojnë të jenë një kërcënim për banorët duke qenë se janë shumë afër dhe disa herë bien në tokë.Prej vitesh banorët e kësaj lagjeje ndjehen të rrezikuar dhe pavarësisht ankesave të tyre ende nuk kanë gjetur një zgjidhje.

Megjithatë Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i kontaktuar nga Star Plus, sqaron se në atë zonë është parashikuar një projekt për riparimin e rrjetit, por për rastin në fjalë, OSHEE bën me dije do të kryhet një ndërhyrje emergjente në mënyrë që të zgjidhet problemi i banorëve.