Lavazhet në Shkodër janë kthyer në një gangrenë shprehet drejtori i ndërmarrjes së ujësjellës kanalizime në Shkodër Mark Molla. Kjo për shkak se sipas drejtorit Molla një pjesë e madhe e lavazheve në Shkodër apo edhe njësitë administrative janë të parregullt dhe shfrytëzojnë ujin e pijshëm të qytetit duke e shpërdoruar atë ndërsa një pjesë janë edhe të palicensuar gjë e cila nuk është aspak normale. Kjo situatë sipas drejtorit Molla vazhdon prej kohësh dhe tashmë ka ardhur momenti për ta ndalur këtë abuzim të lavazheve në Shkodër.

Drejtori i ndërmarrjes së ujësjellës kanalizime në Shkodër Mark Molla i bën thirrje të gjithë atyre që kanë lavazhe që të licensohen dhe të mos e shpërdorojnë ujin sepse kjo është në dëmin e të gjithë qytetarëve.

Në Shkodër vitet e fundit numri i lavazheve është shtuar ndjeshëm ndërkohë që një pjesë e tyre sipas drejtorit të ndërmarrjes së ujësjellësit nuk janë brenda rregullave që kërkohen dhe pas apelit të herë pas hershëm do të ketë kontrolle për të mos i lejuar më që të vijojnë me këtë abuzim.