
23 prilli shënon ditën botërore të librit. Në kuadër të kësaj dite, në bibliotekën “Zoja e Shkodrës” u zhvillua aktiviteti “Letërsia dëshmuese e klerit katolik” kushtuar veprave të Imzot Zef Simonit dhe Dom Gjergj Simonit. Për këtë temë referoi Arben Prendi, pedagogu njëkohësh drejtor I departamentit të Letërsisë në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, I cili u ndal në disa çështje kryesore. E para ishte prerja e dy klerikëve për letërsinë.
Pedagogu Prendi foli edhe për një stil të veçantë të ndërthurjes së letërsisë me dëshminë e ngjarjeve që dy autorët kanë përjetuar.
Për të dy këta autorë ka shumë dorëshkrime të cilat ruhen në biblioteka shtetërore dhe familjare, ku lind nevoja për studimin e tyre për të zbardhur edhe më tepër dëshmi të periudhës në të cilën Imzot Zef Simoni dhe Dom Gjergj Simoni kanë jetuar.