Departamenti i Letërsisë në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” gjatë muajit korrik 2021 do të organizojë aktivitetin “Letërsia shqipe dhe tranzicioni”. Arben Prendi përgjegjës i departamentit të letërsisë në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” shprehet se fokusi kryesor i këtij aktiviteti do të jenë diskutimet kulturore dhe shkencore përmbi letërsinë shqipe dhe artet e tjera gjatë përiudhës së tranzicionit në Shqipëri.

Nepërmjet këtij aktiviteti departamenti i Letërsisë synon të marrë një rol prijës kulturor në orientimin e publikut drejt vlerave të mirëfillta estetike në periudhën e tranzicionit.

Aktiviteti do të jetë i ndarë në katër takime në datat 5, 8, 9 dhe 12 korrik ku do të marrin pjesë studiues të fushave të ndryshme kulturore si letërsi, antropologji, arte dhe botime.