Në 80-vjetorin e lindjes, profesor Ahmet Osjes, “Mjeshtër i Madh”, “Profesor i Shkencave Bujqësore” dhe me një sërë titujsh të tjerë një grup miqsh dhe shokësh i kushtuan një libër mbi gjithë jetën dhe veprimtarinë e tij për 80 vite me radhë dhe kontributin e madh në fushën e bujqësisë por jo vetëm.

Përurimi i këtij libri u bë në një aktivitet me shumë personalitete.Ish-ministri i parë i bujqësisë Rexhep Uka dhe profesori Sokrat Jani vlerësojnë punën e madhe për 80 vite me radhë të Ahmet Osjes.

Administratori i universitetit bujqësor të Tiranës Edmond Tërthorja i dorëzoi një mirënjohje të akorduar nga ky universitet professor Ahmet Osjes
Autori i librit Zef Gjetja kujtoi miqësinë e hershme të familjes së tij me profesor Ahmet Osjen

Vetë Ahmet Osja në 80-vjetorin e lindjes falenderoi miqtë e tij për këtë nderim që iu be
Në këtë aktivitet nuk munguan as elementët artistik, çiftelia dhe disa vargje me lahutë nga mjeshtri Jonuz Delaj në nderim të professor Ahmet Osjes i cili i kushtoi jetën e tij zhvillimit të bujqësisë duke nisur nga Dukagjini dhe në çdo skaj të Shqipërisë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakISH-MINISTRI UKA: BUJQËSIA SHQIPTARE TEJET E VONUAR
Artikulli tjetërSHKODËR, I DËNUAR ME 10 VITE BURG, ARRESTOHET 41 VJEÇARI