Në vitin e ri shkollor 2021 – 2022, në nismën “Libra Falas” janë përfshirë edhe klasat e nënta, duke bërë që tashmë I gjithë cikli 9-vjeçar në të gjitha shkollat e vendit të përfitojë tekstet shkollore falas.

Drejtorja e shkollës 9-vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër bën të ditur se nga të gjitha klasat janë përzgjedhur disa prej teksteve shkollore në gjendje më të mirë ndërsa sasia e tesksteve që mungon do të zëvëndësohet me tekste të reja në varësi të numrit të nxënësve në klasa.

Drejtorja Zhabjaku shton se klasat e para deri në të katërten do të marrin libra tërësisht të rinj, pasi nxëësit nuk mund të punojnë në tekste të përdorura.

Shpërndarja e librave falas ka nisur tashmë në të gjitha shkollat ndërsa këtë vit shkollor, risi mbetet futja e Gjuhës Angleze që në klasën e parë. Tekstet për këtë lëndë janë haruar sërish nga botues të huaj, nën kujdesin dhe udhëzimet e Ministrisë së Arsimit.

Artikulli paraprakSHKODËR, DREJT FUNDIT RIKONSTRUKSIONI I DY RRUGËVE
Artikulli tjetërSHKODËR, GJENDEN DY PREDHA NË LUMIN BUNA