Myftinia e Shkodrës ka prezantuar librin “Hyrje në sistemin e financave islame” i cili tashmë vjen edhe i përkthyer në gjuhën shqipe, një libër ky i botuar nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam në bashkëpunim me Bankën e Bashkuar të Shqipërisë UBA.

Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari duke marrë shkas nga botimi i këtij libri të rëndësishëm është moment që muslimanët të shohin se ku janë me zhvillimin dhe përparimin.

Myftiu Sytari shprehur dëshirën që një ditë në xhamitë e Shqipërisë dhe Shkodrës të diskutohet me besimtarët se si bëhet tregtia apo biznesi.

Përkthyesi i librit “Hyrje në sistemin e financave islame” Ardian Muhaj që është edhe drejtor i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam tha se kjo vepër është një manual pune ku autori trajton tema guximtare.

Libri “Hyrje në Sistemin Financiar Islam” është një studim i autorit Muhamed T. Usmani. Kjo vepër është një përmbledhje e artikujve të ndryshëm që kishin për qëllim sigurimin e informacionit bazë, në lidhje me rregullat dhe parimet e financave islame, me theks të veçantë në mënyrat e financimit të përdorura nga bankat dhe institucionet financiare jobankare islame.

Gjithashtu trajton çështjet praktike të përfshira në zbatimin e këtyre instrumenteve dhe zgjidhjet e tyre të mundshme në dritën e Sheriatit. Publikimi i këtij libri i shërben të gjithë atyre që duan të hulumtojnë mbi sistemin financiar islam, jo vetëm besimtarëve myslimanë, por të gjithë profesionistëve në spektrin financiar shqiptar.