
Muzeu Historik Shkodër organizoi një aktivitet me temë “Libri në kujtesën e një Muzeu” në mjediset e shtëpisë muze “Oso Kuka” në Shkodër. Rëndësia e bibliotekës dhe e librit në muze ishte kryefjala në këtë aktivitet thekson Amila Gjyrezi drejtore e shtëpisë muze “Oso Kuka”.
Pjesë e këtij aktivitetit ishte pedagogu i letërsisë në universitetin e Shkodres “Luigj Gurakuqi” dr. Gëzim Puka i cili kumtoj një panoramë për kuptimin dhe domethënien e librit në muze.
Për studiuesin dhe njëkohësisht ish drejtorin e bibliotekës publike të qytetit “Marin Barleti” Gjovalin Çuni me rëndësi është të shfaqet puna e madhe e studiuesve në këto kohë të vështira.
Muzeu Historik i Shkodrës përmban një numër të madh librash ku ndër to është dhe libri i Pjetër Budi që daton 400 vite më parë.






