“Rrënjët&Malet e Malësisë së Madhe” është libri më i ri i autorit Gjon Ivezaj. Në këtë libër autori trajton kryesisht historinë e Malësisë së Madhe të ndërthurur me elemente etinke që përfshijnë gjithashtu historinë e shqiptarëve që nga paraardhësit tanë pellazgë.

Pas një pune të gjatë kërkimore dhe studimore autori i librit Gjon Ivezaj shprehet i lumtur që më në fund arriti të përfundojë dhe ta prezantojë këtë libër.

Historia e kombit tonë është trajtuar shpesh nga studiues të ndryshëm por Gjon Ivezaj e sjell ndryshe shprehet shkrimtari dhe kritiku letrar Prel Milani ndërsa drejtori i bibliotekës së qytetit Maxhid Cungu vlerëson figurën e Ivezajt dhe veprën e tij.

Promovimi i librit “Rrënjët&Malet e Malësisë së Madhe” u bë në mjediset e Bibliotekës së Shkodrës “Marin Barleti” ku u prit me mjaft interes nga të pranishmit.

Artikulli paraprakPERNDJEKU DHE DHUNOI FIZIKISHT 23-VJEÇAREN, ARRESTOHET 29-VJEÇARI NE SHKODER
Artikulli tjetërSHKODËR, STUDIMI I MUNGUAR I SHENJTORES NËNË TEREZA