Për herë të parë të rinj të moshave të ndryshme në qytetin e Shkodrës u bënë pjesë e nismës “E drejta mbi qytetin”, e organizuar nga Organizata e Planifikimit Urban GO2  dhe ArtKontakt. Ky project konsiston në krijimin e një fshati për fëmijë, në afërsi të fshatit Kuç në Shkodër. Liridona Ura organizatore e nismës “E drejta mbi qytetin” tregon se ky aktivitet ka për qëllim gjithpërfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje.

Dy studente të Arkitekturës në universitetin e Tiranës thonë se workshop-e të tilla lehtësojnë më shumë punën e tyre, duke I bërë të njohin edhe më tepër realitetin.

Loja “E drejta mbi qytetin” do të shtrihet për tre ditët e ardhshme në Shkodër, duke i dhënë mundësi më të madhe qytetarëve të përfshihen në këtë nsimë dhe të njohin nga afër të gjitha proceset e planifikimit urban.

Artikulli paraprakSHKODËR, BASHKIA DHE IPA AKTIVITET NË DITËN E EUROPËS
Artikulli tjetërPOLITIKA URON DITËN E EUROPËS