Qytetarëve të Shkodrës i mungojnë shfaqjet në teatër. Dashurinë për artin dhe kulturën qyteti i Shkodrës e ka të trasheguar ndër breza. Prej një viti për shkak të pandemisë të gjitha shfaqjet janë bllokuar duke bërë që publiku shkodran të ndjej mall për teatrin shprehet aktorja e teatrit “Migjeni” Rajmonda Marku.

Ndërkohë mall për skenën ndjejnë edhe vetë aktorët të cilët presin me padurim që kjo situatë të përfundojë sa më pare.

Deri më tani nuk dihet dhe për sa kohë teatri do të vazhdojë të jetë i mbyllur si masë parandaluese ndaj përhapjes së COVID-19.