Një humbje e madhe familjare e 2 viteve më parë, e bëri 22-vjeçaren Hygerta Spata të shkruaj një libër me poezi të cilin e ka titualluar “Malli Kristal nën qiri”. Ajo tregon se ndarja nga jeta e vëllait të saj, në atë kohë 16 vjeç I shkaktoi një dhimbje të madhe, të cilën ajo u mundua ta kalonte duke hedhur në letër ndjenjat që përjetoi gjatë kësaj kohe.

Hygerta promovon librin e saj përmes Star Plus në Shkodër dhe na tregon se edhe ideja për të botuar librin lindi aq spontanisht sa poezitë e shkruara për vëllain e saj.

Përmes librit Hygerta tregon se e arriti qëllimin e saj. Ajo gjeti paqen shpirtërore e cila prej kohësh I kishte munguar.

Prindërit e saj janë të vetmit që nuk e kanë lexuar librin me poezi kushtuar djalit të tyre.
Për Hygertën tashmë do të nisë një rrugëtim I ri, pasi ajo sapo ka fituar një kontratë pune në Gjermani. Ajo tregon se për një periudhë të shkurtër do të mundohet ëpr përfitojë sa më shumë nga kjo eksperiencë e më pas të kthehet në vendlindjen e saj, aty ku e presin familja dhe kujtimi I vëllait të vogël.

Artikulli paraprakREKTORATI I SHKODRËS SQARIM PËR KARTËN STUDENTORE
Artikulli tjetërQYTETARËT: FIGURAT E SHKODRËS TË EMËRTOHEN NË RRUGË E SHESHE