Pas thuajse 8-vitesh në krye të “Sport Klub Vllaznia” Mark Kroqi ka vendosur që të largohet duke dalë në pension të parakohshëm për shkak se më përpara ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Në këtë moment të rëndësishëm të jetës së tij Kroqi mblodhi në një drekë falenderuese bashkëpunëtorët e tij në këto 8 vite si drejtues i shumësportëshit

I pyetur nëse i ka mbetur diçka pa realizuar, Kroqi thotë që sistemi i ngrohjes dhe ftohjes në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” është një problem që bashkia Shkodër duhet që ta zgjidh.

Sa i përket rezultateve të ekipeve të sport klub Vllaznia në këto 8 vite në drejtimin e tij, Kroqi thotë se janë shumë ekipe kampione dhe sportistë individual që kanë arritur rezultate të larta në arenën ndërkombëtare.

Një mesazh ka për drejtuesit e ardhshëm të “Sport Klub Vllaznia”.

Mark Kroqi është një ish-volejbollist i Vllaznisë për vite me radhë ndërsa në vitin 2013-të u emëruar drejtor i “Sport Klub Vllaznia”. Në sezonin 2016-2017 provoi edhe si trajner i ekipit të meshkujve në volejboll duke arritur që të fitojë titullin kampion, një titull historik sepse ishte i pari për Vllazninë.

Mark Kroqi mban edhe titullin “Mjeshtër i Madh”. Në këto 8 vite “Sport Klub Vllaznia” u përball edhe me problematika të ndryshme dhe pretendime trajnerësh e sportistësh një pjesë e të cilave presin ende zgjidhjen. Tashmë duhet pritur se cili do të jetë drejtuesi i ardhshëm i “Sport Klub Vllaznia”.