
Ndonëse disa vite më parë markata e “Rusit” në Shkodër iu nënshtrua rikonstruksionit të plotë problemet në këtë treg vazhdojnë të jenë të mëdha. Tezgat që shërbejnë për të mbrojtur produktet nga shiu janë ndërtuar nga vetë tregëtarët me plastmasë dhe thasë prej beze ndaj në ditë me shi uji depërton lehtësisht brenda tezgave duke vështirësuar kështu punën e tyre. Tregëtarët shprehen se janë taksapagues të rregullt ndaj kërkojnë që bashkia ti sigurojë kushtet e nevojshme.
Edhe për qytetarët është e vështirë të blejnë në këtë treg në ditët me shi.
Prej vitesh në markaten e “Rusit” rreth 100 tregtarë shesin produkte ushqimore. Edhe pse një pjesë prej tyre paguajnë taksa të rregullta çdo muaj, sërish institucionet përgjegjëse nuk u kanë krijuar mundësinë të ushtrojnë aktivitetin e tyre brenda kushteve.