Të rinj të qytetit të Shkodrës u mblodhën duke protestuar kundër dhunës seksuale pas rasteve të fundit të shfaqur në media me abuzimin ndaj një të mituri dhe dhe ndaj një të rriture vite më parë. Të rinjtë marshuan në rrugët e qytetit të Shkodrës.

Përpara marshimit të rinjtë organizator kërkuan një ashpërsim të ligjit dhe forcim të institucioneve për të ndaluar abuzimet seksuale me të mitur.

Të rinjtë kërkojnë që askush të mos hesht dhe të denoncojnë dhunën seksuale apo të çfarëdolloji.