Muzeu Kombëtar I Fotografisë “Marubi” në Shkodër ka nisur procedurat zyrtare për t’u bërë pjesë e trashëgimisë botërore UNESCO. Këtë lajm e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës Elva Margariti ndërsa tha se me finalizimin e dokumentacionit, u konkretizua një punë 2 vjeçare e Ministrisë së Kulturës dhe Muzeut “Marubi”.

Drejtori I Muzeut Kombëtar të Fotografisë Luçian Bedeni tregon se për të arritur deri në hartimin përfundimtar të dosjes është punuar intensivisht dhe shpresa për kualifikim në trashëgiminë botërore të UNESCO është e madhe.

Vlerësimi I dosjes pritet të mbërrijë gjatë vitit të ardhshëm, ndërkohë Ministria e Kulturës ka hartuar edhe dosjen për përfshirjen e Xhubletës në trashëgiminë botërore të UNESCO.