Është kremtuar në varrezat e Rrmajit në Shkodër mesha e shenjtë në përkujtim të vdekurve teksa besimtarët janë lutur për të gjithë të afërmit e tyre që Zoti t’i pranojë pranë vetes.

Arqipeshkëvi i Shkodrës monsinjor Angelo Massafra gjatë predikimit të tij tha se rruga drejt shenjtërimit nuk është e vështirë por mjafton që të bëjmë me dashuri punët e përditshme duke përmendur edhe politikanët dhe se askush s’duhet të mashtrojë askend

Ungilli vazhdoi mesazhin e tij arqipeshkëvi Massafra i ka dyert e hapura për të gjithë dhe nuk bën përjashtime përveç atyre që përjashtojnë vetveten

Në fund të predikimit të tij arqipeshkëvi tregoi edhe një histori se si një i ngujuar i ka kërkuar të kremtojë një meshë i shqetësuar për shpirtin e personit që kishte vrarë

Dita e të Gjithë besimtarëve të vdekur e njohur edhe si Purgatori është një ditë e veçantë kur kujtohet çdo anëtar i bashkësisë së shenjtërve, përfshirë edhe familjarët, të afërmit dhe miqtë të cilët janë ndarë nga kjo jetë.

Artikulli paraprakRIKUALIFIKIM URBAN BLLOKU I BANIMIT “DAUT BORIÇI”
Artikulli tjetërSHKODËR, FAMULLITARI PALAJ:TË MOS IMITOJMË TË PASURIT