Në katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër u kremtua mesha e shenjtë e Ditës së Ujit të Bekuar që u kremtua nga arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra.

Në këtë meshë mori pjesë edhe Nunci i ri Apostolik në Shqipëri Luigi Bonazzi i cili i bëri thirrje besimtarëve të pranishëm por edhe gjithë të tjerëve që edhe në këtë moment të vështirë që po kalojmë nga pandemia e COVID-19 të jemi pranë Zotit si dhe të bashkëndajmë dashurinë dhe bamirësinë për të tjerët.

Duke pas parasysh vuajtjet që po jetojmë, të gjithë jemi si të kushtëzuar nga pandemia e cila agravon në secilin prej nesh por Zoti na do të gjithëve sipas aftësive tona dhe na thërret që të jetojmë në bazë të kësaj dashurie e cila din të sakrifikojë dhe të vuaj, një dashuri që na çon edhe drejt hapjes dhe drejt ai që është në nevojë.

Një dashuri dhe një bamirësi që di të bashkëndahet, me bashkënda do të thotë me iu bashku tjerëve në mënyrë që të arrijmë të mirën. Jo një e mirë individuale por një e mirë si bashkësi, si kishë, të bëjmë mirë dhe ta bëjmë mirë të mirën, pra një bamirësi. Ju uroj të gjithëve që të keni në jetën tuaj atë dashuri dhe bamirësi për të cilën ka nevojë koha sot.

Kam përshtypjen se kështu do jemi edhe ne dritë se njëkohësisht është edhe festa e dritës dhe kemi nevojë të domosdoshme për dritë, për atë dritë të brendshme dhe kjo dritë e brendshme ndizet nëse në ne është fuqia e dashurisë. E kështu gjithë bashkë realizojmë atë mision që ka kisha.

Më ka pëlqyer përgjigja që ka thënë Papa, përse ekziston kisha, cili është detyra e saj, cili është misioni i neve dishepujve të Krishtit dhe Papa përgjigjet Kisha ekziston për të mbajt të gjallë dashurinë për Zotin dhe për ti treguar njeriut se Zoti të do, ekziston për t’i thënë çdonjërit eedhe atyrë më të largëtve se Zoti nuk harron dhe se je në zemrën e tij.

Kërkojmë të ndihmojmë njëri-tjetrin që të jetojmë këtë detyrë dhe këtë mision të kishës. Ju siguroj lutjen time për qëllimet tuaja dhe ju falenderoj për praninë edhe mediat e ndryshme Radio Maria, Star Plus. Jemi ende në fillimin e vitit të ri dhe Zoti na bekoftë dhe ju bekoftë. Faleminderit.

Arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra në predikimin e tij iu drejtua besimtarëve duke iu thënë që të kenë kujdes nga bota e internetit sepse përveç gjërave pozitive ka edhe disa gjëra negative dhe një prej tyre janë ato që quhen urrejtësit dhe pre e këtij fenomeni negative po bien edhe të krishterët deklaroi arqipeshkëvi.

Në fund të meshës së shenjtë pas bekimit të besimtarëve në Ditën e Ujit të Bekuar dhe kungimit, Nuncit të Ri Apostolik iu dhurua tufë me lule dhe një dhuratë nga arqipeshkvia.