E ardhmja e ndërmarrjeve sociale ne Shkodër perspektiva e zhvillimit ne kuadër te programimit evropian dhe ndikimit te strategjisë se rajonit Adriatik Jonian EUSAIR, ka qene ne fokusin e konferencës se mbajtur ne këshillin e Bashkisë se Shkodrës. Gjate kësaj mbledhje, prezent kane qene përfaqësues te OJF-ve te Shkodrës por edhe drejtues vendor dhe përfaqësues te Ambasadës Italiane.

Kryetarja e Bashkisë se Shkodrës, Voltana Ademi gjate këtij takimi vlerësoi rolin dhe kontributin e shoqatave ne Shkodër dhe deklaroi se partneriteti do te vazhdoje edhe ne te ardhmen.Nga ana tjetër, Nen Kryetari i Këshillit te Qarkut te Shkodrës, Maxhid Cungu, gjate fjalës se tij vuri theksin tek ndërmarrjet sociale si  një mundësi e mire punësimi për te te rinjtë e rajonit te Shkodrës, nga ku ka edhe eksperienca shume pozitive.Kjo konference, vjen ne kuadër te aktiviteteve te zhvilluara ne Shkodër, mes organizatave jo fitimprurëse ne Shkodër ku është mbajtur edhe panairi i OJV-ve qe operojnë ne Shkodër.