Ka rinisur vaksinimi me dozat e dyta të vaksinës kineze dhe Pfizer në Shkodër. Këtë lajm e bën të ditur drejtorja e njësisë vendore të kujdesit shëndetësor në Shkodër, Xheni Halili. Deri më tani kanë qenë mungesë por tashmë drejtorja Halili thekson se aktualisht kanë mbërritur doza të dyta të vaksinës kineze që sipas saj janë të mjaftueshme për të gjithë ata që kanë bërë dozën e parë.

Drejtorja e njësisë vendore të kujdesit shëndetësor Xheni Halili i bën thirrje të gjithë qytetarëve t’a shohin mundësinë e vaksinimit si një opsion të mirë për shëndetin e tyre dhe jo vetëm si një pasaportë për të pasur mundësi të lëvizin jashtë shtetit.

Interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar vijon të jetë i lartë ndaj vazhdon rregullisht vaksinimi në të gjitha qendrat shëndetësore në Shkodër.