Këto pamje të ndotjes së lumit Kir në Shkodër janë siguruar nga Star Plus Tv. Persona të papërgjegjshëm në mes të ditës vijonë të hedhin mbetje shtëpijake dhe inerte aty. Shtrati i lumit Kir është kthyer në një landfill mbeturinash.

Banorët thonë se ndotja vijon prej shumë vitesh. Sipas tyre askush nuk ka bërë diçka për zgjidhjen e kësaj situate.

Banorët i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse për zgjidhjen e kësaj situate.

Lumi Kir në Shkodër sipas ekspertëve dhe studimeve të ndryshme është një nga lumenjtë me nivelin e ndotjes më të lartë në Shqipëri.

Shkaktarët kryesor janë personat e përgjegjshëm që hedhin mbetje të ndryshme në brigjet e këtij lumi por edhe mungesa e ndëshkimit të ndotësve.