Bojkoti i mësimit në universitete është shtrirë edhe në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Kryetari i Sindikatës së Pedagogëve në Shkodër, Peter Saraçi, deklaron se mbi 70 deri në 80 për qind e pedagogëve i janë bashkuar bojkotit, në mbështetje të kërkesave të studentëve. Sipas Saraçit, vendimi i Kryesisë së Sindikatës është i detyrueshëm për anëtarët, ndërsa rastet kur mësimi ka vijuar janë të izoluara. Ai thekson se bojkoti synon të mbështesë protestën e studentëve dhe kërkesat e tyre.

Saraçi bëri të ditur se vendimi për bojkotin është pa afat. Sipas tij, javën e ardhshme sindikata pritet të diskutojë mënyrën e vijimit të protestës në rrethe, ndërsa pezullimi i bojkotit do të varet nga zhvillimet dhe reagimi ndaj kërkesave të studentëve.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakNË GJURMËT E FISHTËS, FSHATI HAP DYERT PËR VIZITORËT
Artikulli tjetërPARKU REKREATIV MES PUNIMEVE DHE VIZITUESHMËRISË