Prej fillimit të vitit 2021 ka patur  një rritje të ndjeshme të numrit të personave të infketuar aktivë me COVID-19 në qarkun Shkodër. Shefja e repartit të epidemiologjisë pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Shkodër Dhurata Hysa bën të ditur se situata vijon të mbetet problematike, ndërkohë që vijon gjurmimi i rasteve të reja përmes testimeve me tampon apo teste antigen.

Epidemiologia Hysa fillimin e fushatës së vaksinimit në Shkodër e vlerëson si të doemosdoshëm ndërsa tregon se akoma nuk ka një udhëzim se kur mund të hapet si fushatë dhe në cilat ambiete do të kryhet vaksinimi.

Shkodra renditet qarku i katërt në të gjithë vendin për nga numri i lartë i personave të infektuar aktivë me COVID-19. Specialistët e shëndetit këshillojnë qytetarët të respketojnë me rigorozitet rregullat për frenimin e përhapjes së pandemisë, por pavarësisht shtimit të rasteve të reja, duket se në komunitet mungon ndërgjegjësimi për rrezikun e përhapjes së mëtejshme të këtij infeksioni.