“Tetori Gjerman” është përmbyllur me një mbrëmje letrare të zhvilluar në qendrën rinore Arka në qytetin e Shkodrës teksa u promovua libri “Kafsha e Zemrës” e autores Herta Muller e përkthyer nga Anna Kove. Përkthyesja shprehet se ky libër i shkruar nga nobelistja rumune Herta Muller sjell përjetimet në periudhën e diktaturës në Rumaninë e Çausheskut por edhe vende të ngjashme si Shqipëria. Ky libër i shkon për shtat një qyteti të shtypur si Shkodra nga regjimi komunist.

Ky libër i vlen shumë aq më tepër brezave që nuk e kanë përjetuar periudhën e diktaturës por edhe gjithë shoqërisë në mënyrë që diktaturat të mos përsëriten edhe pse ka tendenca përmes formave të ndryshme për të kufizuar lirinë e shprehjes.

Libri “Kafsha e Zemrës” ka qenë një përkthim i vështirë për Anna Kove.

Përkthimi i librit original “Kafshë Zemre” nga gjermanishtja në shqip u financua nga rrjeti europian për letërsinë dhe librat “Traduki”.

Artikulli paraprakSHKODËR, SHKRIMTARI MARKU: PROBLEM MUNGESA E KRITIKËS
Artikulli tjetërGOLEM, RRUGA E AMORTIZUAR PREJ 30 VITESH