“Paqe e dashuri për të gjithë” është aktiviteti i zhvilluar në nder të poetit turk Yunus Emre në 700 vjetorin e vdekjes së tij nga instituti i kulturës në Shkodër që mban emrin e tij. Në qendër të qytetit u zhvillua një mbrëmje artistike e kulturore me muzikë turke si dhe artet tradicionale të Turqisë duke argëtuar qytetarët por edhe fëmijët shprehet drejtori i “Yunus Emre” Zafer Kyici (Zafer Këjëxhë).

I ftuar në këtë aktivitet ishte edhe këngëtari i këngëve tradicionale turke Alper Tuna.Në këtë mbrëmje performoi edhe këngëtari aziatik Arslanbeg Sultanbekov.

Përveç mbrëmjes muzikore fëmijët u argëtuan edhe me teatrin e kukullave nga artistët e pranishëm ndërsa shumë prej tyre provuan artin tradicional të Ebrusë nga duart e artistes Nagihan Caner (Nagihan Xhaner).

Shumë fëmijë por edhe të rritur i tërhoqi edhe artistja e përpunimit të qelqit me zjarri Kadrija Yorulmaz (Kadrije Jorulmaz).

Në të gjithë botën po zhvillohen aktivitete të ndryshme për nder të 700 vjetorit të vdekjes të poetit turk Yunus Emre për të cilin UNESCO vitin 2021 e shpalli viti i Yunus Emre”.