Këto janë vargjet e Atë Gjergj Fishtës të interpretuara në 150 vjetorin e lindjes së tij nga artistja Roza Anagnosti, “Nderi i Kombit” i organizuar nga teatri “Migjeni” në Shkodër. Vargjet e Fishtës më shumë se kurrë janë aktuale edhe në kohën që po kalojmë ndaj kjo shfaqje u quajt “Si Sot”. Artistja e madhe shqiptare Roza Anagnosti shprehet se veprat e Fishtës dhe kolosëve të tjerë të letrave shqipe duhet të jenë shumë më prezentë në teatrot e qyteteve të tjera dhe në tekstet shkollore….

Mes emocionesh erdhën edhe interpretimet e aktorëve Rita Gjeka, “Mjeshtër i Madh” dhe Jozef Shiroka të cilët sollën disa prej poezive më të njohura të Fishtës por edhe satirën e tij….

Pashko Gojçaj Ministër Provincial i Urdhërit Françeskan tregoi një moment kur ai po studionte në Gjermani dhe bisedën me kronikanin e Kuvendit ku ai ndodhej në një qytet të Gjermanisë se si të huajt kishin nderuar Atë Gjergj Fishtën…

Gjatë gjithë kësaj kohe janë mbajtur një sërë aktivitetesh kulturore në këtë vit jubilee të 150 vjetorit të Atë Gjergj Fishtës mes të cilave edhe kjo mbrëmje me interpretimet të poezive të kolosit të letrave shqipe…