Në shkollën 9 vjeçare “Ndre Mjeda” në qytetin e Shkodrës është organizuar konkursi me temë “Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna dhe abuzimi përmes edukimit gjithëpërfshirës”, e organizuar nga Shoqata “Together for life”. Blertina Koka, koordinatore e kësaj shoqate u shpreh se qëllimi I këtij aktiviteti të zhvilluar me nxënësit në Shkodër është ndërgjegjësimi kundër dhunës në familje.

Koordinatorja Koka tregon se ky konkurs ëshët zhvilluar edhe në qytete të tjera duke treguar edhe gjithëpërfshirjen e tij.

Ky projekt mbështetet nga skema e granteve të vogla të projektit “Promovimi I të drejtave të njeriut nëpërmjet arsimit gjithëpërfshirës dhe fuqizimit të Organizatës së Shoqërisë Civile” I financuar nga Bashkimi Europian që zbatohet nga Shoqata internacionale për Solidaritetin.

Artikulli paraprakSHKODËR, I AKSIDENTUARI DËRGOHET NË SPITALIN E TRAUMËS
Artikulli tjetër‘NGA KRIMI, NGA DROGA NA IKU EUROPA’, TË RINJTË E FRPD PROTESTË PARA KRYEMINISTRISË NË 29-VJETORIN E RRËZIMIT TË BUSTIT TË ENVERIT