Festivali i filmit “Ekrani i Artit” mbylli edicionin e tij të pestë në Shkodër me një film të regjisorit Roland Sejko të shfaqur në teatrin “Migjeni”. Filmi “Kutia e imazheve të Alfredo C” sjell historinë e një operatori të Italisë fashiste që vjen në Shqipëri në vitin 1939 gjatë pushtimit italian në vendin tonë por më pas mbetet këtu derisa vjen regjimi komunist dhe atij i duhet tashmë të filmojë propagandën e regjimit monist. Ky film i Roland Sejkos është mbështetur nga instituti italian i filmit Luçe që fiksoi Shqipërinë gjatë luftës së dytë botërore me disa imazhe të rralla….

Regjisori Sejko shprehet se Shqipëria në vitet 1940 ishte një vend i panjohur dhe instituti Luçe ka dhënë një kontribut duke filmuar vendin tonë në ato vite, pamje që tregojnë se si ishte Shqipëria në atë kohë…

Ky film i operatorit italian Alfredo C i cili erdhi në Shqipëri për të filmuar një regjim, atë fashist dhe më pas u detyrua të punojë për një regjim tjetër atë komunist lidhet gjithmonë me të tashmen si një mesazh për të mos harruar të kaluarën….

Përpara shfaqjes së filmit “Kutia e imazheve të Alfredo C” artisti Robert Bisha performoi një pjesë muzikore në piano. Ndërkohë pas teatrit, “Ekrani i Artit” u mbyll me këtë video projektim në muret e katedrales “Shën Shtjefni” në Shkodër mundësuar nga artisti Lekë Gjeloshi.

Artikulli paraprakSHKODËR, STUDENTËT E DEGËS “MAMI” ME DIPLOMË TË RE
Artikulli tjetërAMBASADORI ITALIAN: BE TË ÇELË NEGOCIATAT ME SHQIPËRINË