Në Shkodër janë zhvilluar sot aktivitetet përmbyllëse të javës europiane të mobilitetit. Dhjetra fëmijë morën pjesë në xhiron me biçikleta, e cila u organizua në kuadër të promovimit të transportit të qëndrueshëm dhe lëvizjes së shëndetshme. Xhiroja nisi nga kryqëzimi i degës dhe përfundoi ne qendër tek Piaca Park . Në fjalën e tij, Bekim Mema drejtor për zhvillimin ekonomik, në bashkinë Shkodër theksoi se nisma të tilla janë të domosdosshme për të promovuar transportin dhe krijimin e një mjedisi të sigurt për biçikletat.
Ndërkohë, Mema bëri të ditur se tashmë është hapur dëgjesa publike për hartimin e planit të mobilitetit, një dokument që do të orientojë në zhvillimin e qyteit në vitet në vijim.
Pjesë e programit ishin gjithashtu edhe aktivitetete sportive informuese në qendër të qytetit, ku të rinj dhe fëmijë patën mundësi të organizohen në disa disiplina.

Artikulli paraprakBECI: I RIKTHEJMË OBORRIN NXËNËSVE NË “ALI LAÇEJ”
Artikulli tjetërNË SHKODËR BIÇIKLETA ZGJEDHJA E PARË