Shoqata e para dhe tetraplegjikëve dega Shkodër ka bërë mbylljen e kampit 10 ditor. Ky është viti i dytë që organizohet një kamp veror për invalidët në qytetin e Shkodrës. Të pranishëm në këtë kamp ishin rreth 40 persona invalidë të cilët janë bërë pjesë e një organizimi të tillë. Saimir Beqiri, drejtues i kësaj shoqate tregon se duke u nisur nga situata e krijuar nga përhapja e pandemisë, janë organizuar një sërë aktivitetesh me qëllim që kjo shtresë të argëtohet sado pak gjatë kësaj periudhe.

Një mbështetje të vazhdueshme ndaj kësaj shtrese kanë dhënë edhe të rinjtë. Elidiona Çekini punonjëse e shoqatës së para dhe tetraplegjikëve, thotë se të ndihmosh këta persona të cilët nuk kanë asnjë përkrahje është një kënaqësi në vete…

Kampi veror është orgazinuar në mjediset e jashtme të shkollës 9-vjeçare “Ali Laçej” në qytetin e Shkodrës. Ndryshe nga viti i kaluar këtë vit aktiviteti është kryer nën masat anti Covid për të parandaluar infektimin ndaj COVID-19.